Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 04.08.2020 10:19

​Punëtorët e Lotarisë sërish në protestë

Prishtinë | 12/07/2019 13:56

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën do të mbajnë protestën e tretë me radhë përpara Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kërkesën që të mbahet premtimi nga institucionet për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Po ashtu, ata po kërkojnë që punëtorët të marrin pagat, pasi qysh nga muaji prill kur janë ndaluar lojërat e fatit ata nuk janë paguar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë deklaruar se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress