Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 09:20

​Qeveria ka mjete financiare për festimin pavarësisë

Prishtinë | 18/01/2020 12:40

Për mënyrën shpenzimit të mjeteve financiare të fondit rezervë nga ana e Qeverisë Haradinaj, shpesh herë ka pasur kritika nga shoqëria civile për ‘shterjen’ e këtij fondi në mënyrë jo të drejtë. Për vitin që lamë pas kjo qeveri ka harxhuar fondin e kësaj kategorie prej 6 milionë e 100 mijë euro, ndërsa për dy muajt e parë të vitit 2020 fondi i rezervës është 1.2 milion euro, i paraparë nga 1/12 e ligjit të buxhetit 2019.

Në janar të këtij viti, në mbledhjen e fundit të qeverisë në dorëheqje, janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 250 mijë euro nga nën-programi për shpenzime të pa parashikuara për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Fatmir Gashi thotë në një intervistë për KosovaPress, se edhe pse nuk është miratuar buxheti për vitin 2020, këto mjete të cilat u ndanë ditë më parë për koalicionin Global ISIS në vlerë prej 250 mijë euro janë ndarë nga fondi rezervë që aktualisht është 1 milion e 200 mijë euro nga 1/12 e ligjit të buxhetit për vitin 2019.

Gashi thotë se për vitin që lamë pas është shpenzuar e tërë rezerva në vlerë prej 6 milionë e 100 mijë euro.

Për mënyrën dhe shumën e shpenzimit të parave nga rezerva, Gashi thotë është vazhdimësi e qeverive parapake.

Megjithatë, kanë mbetur edhe më pak se një muaj deri në festimin e përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës, Gashi thotë se mjetet financiare do të sigurohen nga rezerva, por që nuk tregon se sa është ajo shumë.  Kujtojmë se për vitin paraprak, Qeveria kishte paraparë 600 mijë euro për festimin e Pavarësisë.

Duke folur për projektin e shumë përfolur të autostradës së Dukagjinit, zëvendësministri Gashi thotë se në draftimin e buxhetit 2020 nga ana Ministrisë së Financave, ky projekt është paraparë projektim dhe fizibilitet, por jo edhe për ndërtim./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress