Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 10.07.2020 02:04

​Qeveria nuk e miraton kërkesën e Telekomit për 5 milionë euro

Prishtinë | 29/01/2020 14:44

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme shqyrtoi kërkesën e bordit të Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove.

Arsye për kërkesën e kësaj vlere ishte që të parandalohej falimentimi i Telekomit të Kosovës.

Mirëpo me ndërhyrjen e ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna, është kërkuar të shtyhet për një mbledhje të radhës kjo kërkesës.

“Nuk mund të ndahen mjete për Telekomin e Kosovës pa miratim të buxhetit ose nga 1 e 12 e buxhetit 2019”, tha Rafuna./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress