Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 10:38

​Qindra të punësuar rrezikohen për shkak të problemeve me energjinë elektrike

Prishtinë | 15/01/2020 12:18

Problemet me energji elektrike, duke përfshirë mungesën apo kualitetin tani e 20 vite, janë duke i shkaktuar probleme kompanisë “Evroenergie”, e cila ka të punësuar rreth 260 persona dhe është duke menduar që biznesin e tij ta zhvendosë në Maqedoni me çka rrezikohen qindra të punësuar ndërsa shteti mund të humbasë qindra mijëra euro si tatime.

Kjo kompani që ofron shërbime për tregun gjerman funksionon që 9 vite. Kompania “Evroenergie” që nëntë muaj, është vendosur me zyre në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku edhe ka filluar problemi me energji elektrike.

Drejtori i kësaj kompanie Hamdi Malushaj, thotë në një intervistë për KosovaPress se furnizimi i dobët me energji elektrike po e vështirëson punën e kompanisë së tij, për shtoi se ka menduar që biznesin e tij ta zhvendosë në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se është detyruar të blejë gjenerator dhe pajisje për stabilizim të rrymës, pasi që nuk kanë pasur mundësi të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Ai thotë se ka pasur raste kur qytetarët që jetojnë në afërsi janë ankuar për shkak të zhurmës së gjeneratorit dhe se inspektorati u ka shqiptuar dënime.

Malushaj thotë se ka adresuar disa herë këtë problematikë në KEDS, por që sipas tij asnjëherë nuk ka gjetur mirëkuptim dhe gjendja nuk është përmirësuar.

Po ashtu, ai thotë se si pasojë e problemeve me energjinë elektrike e kanë detyruar të mendojë që si biznes të zhvendoset në Maqedoninë e Veriut, derisa i bënë thirrje institucioneve të vendit qe të kujdesen më shumë për bizneset.

Ai tregon se energjia elektrike disa herë i ka shkaktuar prishje në pajisje, për çka shtoi se është detyruar të investojë mijëra euro për riparim.

Ndërsa Arta Shehu, udhëheqëse e sektorit në “Evroenergie”, thotë se problemet që po u shkakton energjia elektrike po ndikojnë edhe tek partnerët e tyre, për çka u shpreh se po u rrezikohen edhe kontratat me këto kompani.

KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje nga KEDS lidhur me këtë problematikë, por zyra për media nuk ka kthyer përgjigje./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress