Me këtë rast ministri i deritanishëm Skënder Reçica, ka njoftuar ministren e re për punët që kanë bërë si ministri dhe reformat e ndërmarra.
Reçica tha se gjatë mandatit të tij është bërë punë e mirë në bashkëpunim me gjithë stafin e ministrisë. Ndërsa, ministrja Rozeta Hajdari, tha se do të vazhdojnë të gjitha punët e mira që janë iniciuar nga kjo ministri, me fokus çështjen e punësimit.
Përveç Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hajdari gjatë ditës ka pranuar detyrën e ministres nga ministri i deritanishëm i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ai i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019