Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 03.04.2020 06:02

​Shënon rënie tregu evropian i automjeteve

Prishtinë | 22/01/2020 19:35

Tregu evropian i automjeteve pritet të shënoi rënie me 2 % në vitin 2020, pas gjashtë vitesh të njëpasnjëshme rritje.

Prodhuesit i bënë thirrje sot autoriteteve publike që të lehtësojnë kalimin drejt mjeteve të transportit pa karbon.

“Ne jemi në prag të përballjes me një treg në rënie”, paralajmëroi Michael Manley, menaxher i përgjithshëm i Fiat Chrysler (FCA) dhe president i ACEA, i cili grupon 16 prodhues aktivë në Europë.

Pas viteve të lulëzimit, kompanitë prodhuese të automjeteve janë të shqetësuara se mos u duhet të përballen me investime të rëndësishme, të nevojshme për elektrifikimin e gamës së produkteve të tyre, në një kohë kur tregu po ndryshon. Ata po kërkojnë nga liderët politikë të krijojnë kushte të favorshme për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë nga automjetet, duke ruajtur konkurrencën e sektorit./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress