Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 10:12

​Spanjollët kërkojnë “Made in Albania”

| 19/01/2020 09:50

​Spanjollët kanë shënuar rekord të kërkesave për prodhimet shqiptare ku në dhjetor dërgesat u rritën me 115 përqind.

Sipas INSTAT rritja më e madhe e importeve është shënuar prej Turqisë. Ndërsa Italia zë vendin e parë sa i përket shkëmbimeve tregtare.

Viti 2019 është mbyllur me rënie sa i përket eksporteve të prodhimeve shqiptare.

Sipas INSTAT, dërgimi i produkteve "Made in Albania" drejt vendeve të tjera preku shifrën e 299 mld lekë duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Ndërkaq importet kanë vijuar trendin rritës me 1.2 për qind. E njëjta situatë paraqitet edhe në muajin dhjetor.

Krahasuar me nëntorin, eksportet kanë rënë me 11 për qind.

Sipas INSTAT, rritje të ndjeshme kanë shënuar lëndët minerale dhe energjia elektrike me një shtesë prej 7.2 pikë, ndërsa rënie ka shënuar tekstilet dhe këpucët me -4.5 pikë.    

Sa i përket shteteve të cilat kanë preferuar prodhimet shqiptare në muajin dhjetor Spanja shënon rekord me një rritje prej 115 për qind ose  1.2 miliardë lekë dhe në 12 muaj 115 miliardë lekë.

E dyta renditet, Greqia me 18 për qind. Sa i përket Kosovës, pavarësisht taksës që Prishtina ka vendosur ndaj Beogradit, eksportet kanë një rritje me vetëm 3 për qind në dhjetor dhe 10 për qind në të gjithë vitin 2019.

Shtetet me të cilët ka pasur rënie të eksporteve për gjatë vitit të shkuar INSTAT rendit  Italinë dhe Greqinë.

Sa i përket importeve, Turqia mban vendin e parë me 23 për qind dhe Kina me 11 për qind.

Rënie të importeve kanë shënuar Rusia, Italia dhe Gjermania.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress