Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 04:01

​​Taksohen pensionistët evropianë

Prishtinë | 27/01/2020 23:49

Partia Socialiste në pushtet propozoi taksimin me 10 % të pensionistëve evropianë rezidentë në Portugali, deri tani të çliruar nga taksat për pensionet e tyre për dhjetë vjet, një ndryshim ky i propozuar në ligjin për financat 2020, i paraqitur sot.

“Të huajt me status rezident jo të zakonshëm pushojnë së përjashtuari nga taksat dhe do t’i nënshtrohen një norme taksimi prej 10 % mbi të ardhurat e tyre”, deklaroi Catarina Mendes, kreu i grupit parlamentar socialist në një konferencë për shtyp.

Vitet e fundit, Portugalia ka tërhequr mijëra pensionistë evropianë.

Në mes të krizës financiare, vendi u kishte akorduar këtyre pensionistëve dhjetë vjet heqje të taksës mbi të ardhurat në vitin 2009, me kusht që ata të banonin në Portugali të paktën gjashtë muaj në vit./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress