Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:08

​Thaçi: ATK ka arritur suksese kolosale

Prishtinë | 17/01/2020 10:55

Në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi tha se ATK-ja 20 vjet më parë vuri themelet e strukturës që mundëson grumbullimin e tatimeve nga të gjithë në Kosovë.

“ATK është ndërtuar nga zero, por se kanë arritur suksese kolosale sot, fillimisht me partnerët ndërkombëtar. Me e rëndësishme që është ndërtuar besimi te qytetarët, duke pasur parasysh përvojën e hidhur me shtetin e Serbisë”, tha Thaçi, duke shtuar se natyrisht se ka ende sfida, por me praktikat më të mira do të ecet përpara.

 Drejtori i ATK Ilir Murtezaj me këtë rast tha se sot ATK shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, ku përgjatë gjithë këtij rrugëtimi është ndeshur me sfida të mëdha, por në të njëjtën kohë ka arritur edhe sukses të jashtëzakonshëm , të cilat kanë reflektuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

 “Si rezultat i punës profesionale, me integritet dhe ndershmëri, efektivitet dhe transparencë, ATK për këto 20 vjet ka mbledhur 4 miliardë e 707 milionë euro tatime, dhe 1 miliardë e 797 milionë euro kontribute. Përveç kësaj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale, e cila në pjesën më të madhe të saj është në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha Murtezaj.

Ndërsa, në emër të komunitetit të bizneseve, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se janë të shumta të arriturat e ATK për 20 vjet edhe në aspektin legjislativ, por që kërkoi që të ketë edhe më tej reforma në favor të bizneseve si dhe në zvogëlimin e ekonomisë jo formale. Zeka u zotua për partneritet të vazhdueshëm me ATK-në./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress