Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 06:22

​Trump e Macron pajtohen për zgjatjen e negociatave për taksën digjitale

Prishtinë | 20/01/2020 23:21

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, ranë dakord për të zgjatur bisedimet mbi taksimin e gjigantëve të digjitalit deri në fund të vitit, duke mënjanuar tani për tani kërcënimin e sanksioneve amerikane mbi produktet franceze, njoftoi sot një burim diplomatik francez.

Sipas po të njëjtit burim, dy krerët e shteteve ranë dakord që t’u japin një mundësi negociatave, me qëllim që të gjejnë një zgjidhje në kuadër ndërkombëtar dhe të shmangin një luftë tregtare, që nuk është në të mirën e kujt.

Bisedimet me SHBA-në në lidhje me taksimin francez të gjigantëve digjitalë janë shumë të vështira dhe shpëtimi nga sanksionet, që mund të shpallen që të mërkurën është shumë larg të qenët e arritur, tha sot ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa në drejtim të SHBA-së, i kemi propozuar një numër të caktuar, shpresoj se do të kemi një marrëveshje të mërkurën. Unë jua fsheh se është shumë e vështirë, është një negociatat më të vështira që kam realizuar, është larg nga të qenët e fituar”, u shpreh Le Maire në kanalin televiziv LCI.

Si kundërpërgjigje për taksën franceze, që synon gjigantët digjitalë, shumë prej të cilëve janë amerikanë, administrata e Donald Trump ka kërcënuar t’i mbitaksojë deri në 100 % disa produkte tipike franceze, për një shumë prej 2,4 miliardë dollarësh./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress