Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 26.02.2020 01:14

​Trusti 500 milionë euro në tregun e Kosovës me rreth 380 mijë kontribuues aktivë

Prishtinë | 14/01/2020 12:50

Në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) mjetet nën menaxhim shënuan rritje të lartë, me fondin total që iu afrua 2 miliardë euro apo 1,966,956 miliard, që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro.

Kështu  u bë e ditur sot në një konferencë për medie nga drejtuesit e Fondit.

Kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina tha se FKPK për 2019 ka arritur një performancë pozitive nga investimet prej 8.9 për qind ose 161 milionë, ndërkohë që e ka mbajtur luhatjen e ulët. Për dallim prej këtij viti që lamë pas, në vitin 2018 Trusti ka pasur humbje 84.7 milionë euro ose minus 5.3 për qind.

Morina theksoi se edhe pse viti u përmbyll me rritje të fortë të performancës së tregjeve, përgjatë vitit kishte pasiguri me vlerësimin shumë të lartë të aksioneve, me përkeqësimin e fitimit të pritshëm të korporatave, me luftën tregtare të pa zgjidhur deri në fund vit dhe me tensione gjeopolitike gjithë andej globit.

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës(FKPK), Adrian Zalli tha se 25 për qind e mjeteve ose rreth 500 milionë euro janë plasuar në tregun e Kosovës, kurse 75 për qind e mjeteve të tjera janë investuar në tregjet financiare ndërkombëtare.

Evropa dhe SHBA- janë vendet e preferuara të Trustit për investime për shkak të qëndrueshmërisë së tyre financiare dhe tregjeve më të zhvilluara, ndërsa në vendet tjera sipas menaxhmentit të Trustit siguria është më e vogël e mjeteve.

Kontributet e arkëtuara gjatë vitit 2019 ishin 187 milionë euro, ndërsa pensionet e shpërndara gjatë këtij viti janë 52 milionë.

Po ashtu llogari të kontribuuesve aktivë në vitin që lamë pas ishin 379 mijë e 827. /KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress