Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 12:52

​Verhofstadt: Marrëveshja e tregtisë pas Brexit do të jetë e vështirë nëse Londra shmang rregullat e BE-së

Prishtinë | 17/01/2020 18:52

Ligjvënësi europian, Guy Verhofstadt paralajmëroi se negocimi i një marrëveshje mbi marrëdhëniet tregtare pas Brexitit me Brukselin do të jetë “shumë të vështira”, nëse Londra refuzon të pranojë rregullat dhe standardet e BE-së.

Britania pritet të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian më 31 janar dhe për këtë arsye do të negociojë marrëdhëniet e saj të ardhshme me BE.

“Unë mendoj se të dy palët kanë një interes të jenë shumë ambicioz në negociata,” theksoi Verhofstadt në BBC Radio 4 pas bisedimeve me zyrtarët britanikë.

“Por, deri në çfarë mase kjo do të jetë, shumë e vështirë të thuhet sot, sepse kjo do të varet se cili do të jetë vullneti i palës britanike që gjithashtu të përputhet me një seri standardesh në Bashkimin Europian. Brukseli është i gatshëm të pranojë kërkesat e Britanisë së Madhe për të mos aplikuar tarifa tregtare ose kuota pas Brexit, por Londra gjithashtu duhet të pranojë rregullat e BE’’, shtoi Verhofstadt.

“Do të jetë shumë e vështirë të kesh një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë në atë kohë,” shtoi ai kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Britania refuzonte rregullat dhe standardet e BE-së./ATSH/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress