Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 14.08.2022 05:46

    ​Zbulohet 2,3 trilionë metra kub gaz

    Prishtinë | 03/02/2020 23:13

    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbuluar rezerva të mëdha të gazit natyror në rajonin midis Saih Al Sidra në Abu Dhabi dhe Jebel Ali në Dubai.

    “Zbulimi i ri vlerësohet të ketë 2,28 trilionë metra kub rezerva të reja gazi”, ka shkruar në Twitter, sunduesi i Emiratit të Dubait, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, transmetoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

    “Një marrëveshje bashkëpunimi strategjik u nënshkrua mes Kompanisë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabit (ADNOC) dhe Autoritetit të Furnizimit të Dubait, me qëllim zhvillimin e burimeve të gazit në zonën mes emirateve të Abu Dhabit dhe Dubait, si pjesë e një projekti të përbashkët të quajtur ‘Jebel Ali Project'”, shtoi ai.

    Kjo shënoi zbulimin e dytë të madh të gazit natyror në Emiratet e Bashkuara Arabe në tre muajt e fundit./ATSH/ 

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress