Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 05:28

​Zeka: Kriza politike ka krijuar situatë dramatike në vend

Prishtinë | 25/01/2020 14:48

​Detaje nga takimi i Odës Amerikane në Kosovë me ambasadorin Grenell ka shpalosur për KosovaPress, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cili thotë se qëllimi i vizitës së ambasadorit Richard Grenell ishte që të mbahet fokusi në rëndësinë e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset dhe sektori privat kanë një rol të rëndësishëm për rritje më të madhe ekonomike të Kosovës.

Krahas saj, drejtori Zeka thotë se në këtë takim është diskutua edhe për nevojën që të tejkalohen çështjet  e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe të krijohet mundësia që bizneset, qofshin ato amerikane ose investitorët e brendshëm të kenë mundësi të krijojnë vende të reja të punës dhe një perspektivë më të mirë për të rinjtë e vendit, ashtu që ata të gjejnë më shumë arsye që të qëndrojnë në Kosovë.

Kreu i OEAK-së, Arian Zeka në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për krizën politike në vend, që sipas tij, ka krijuar një situatë dramatike. Po ashtu, Zeka ngriti edhe çështjen e ngecjes së projektit energjetik “Kosova e re”  dhe mosfunksionalizimin e zonës ekonomike amerikane në Gjakovë.

Kreu i OEAK duke folur për krizën politike në vend, deklaron se përveç mosmiratimit të buxhetit 2020, ngërçi politik ka ndikuar edhe në ndalimin e reformës për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes.

Sipas Zekës, mosfunksionimi i duhur dhe i plotë i institucioneve në nivel qendror, ka pamundësuar avancimin e reformave qoftë në sundimin e ligjit rrjedhimit për luftimin e korrupsionit, por po ashtu edhe projektligje të rëndësishme që rregullojnë fushën tatimore dhe funksionin e administratës tatimore, si dhe raportet e ATK-së me tatimpaguesit.

Drejtori në OAK pohon se nismat qeveritare duhet të marrin epilog, pa shmangshëm këtu edhe nevojën për ndryshimin e legjislacionit që rregullon funksionimin e zonave ekonomike.

Për krijimin dhe funksionimin e zonës ekonomike amerikane, Zeka thotë se është e nevojshme që të ketë plotësim ndryshim të ligjit aktual për zonat ekonomike, ashtu që të mundësohet edhe ofrimi i stimujve fiskal dhe të tjerë për investitorët të cilët synojnë që të vendosen brenda këtyre zonave.

Sa i përket projektit energjetik “Kosova e Re”, drejtori i OEAK, pohon se si odë e mbështesin këtë projekt, por vlerësoi se është storia më e dhimbshme në 15 vitet e fundit kur ky projekt ka nisur dhe që ende nuk ka marrë epilogun përfundimtar.

Në fund Zeka u shpreh optimist se qeveria e re do të bëhet, dhe do të ketë një qasje të re, dinamike, dhe një qasje më agresive në promovimin e potencialeve të vendit para investitorëve të huaj./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress