Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:10

​Zgjerohet rrjeti i “Bau Market”, kompania hap pikën në Komoran

Prishtinë | 17/01/2020 17:47

Kompania lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë e materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake “Bau Market” të premten pasdite hapi edhe një tjetër pikë, atë në Komoran.

Me zgjerimin e rrjetit të saj, “Bau Market” i afrohet edhe me shumë konsumatorit dhe i ofron atij produkte të kualitatit të lartë dhe çmime të përshtatshme, gjithnjë duke kujtuar se kjo kompani është distributor i shumë brendeve botërore të cilat konsiderohen liderë në fushëveprimin e tyre.

Duke paraqitur një koncept pëfshirës të shitjes së produkteve i njohur si “të gjitha në një vend”, “Bau Market” ka revolucionarizuar mënyrën e shitjes së materialeve ndëtimore në Kosovë.

I shoqëruar me një shërbim profesional, ky koncept i shitjes mundësoi realizimin e një ndryshimi domethënës për klientët dhe komunitetin.

Në ceremoninë e hapjes së “Bau Market” në Komoran kishte shumë të pranishëm, ndërsa me këtë rast nuk përfiton vetëm konsumatori së cilit i garantohet produkte cilësore, por edhe vet rajoni i Drenasit për shkak të numrit të të punësuarve.

Që në start “Bau Market” ka punësuar 40 punëtorë, ndërsa menaxhemnti i kësaj kompanie tha se synim mbetet që ky numër të rritet.

Drejtori ekzekutiv i “Bau Holding” dhe njëherit edhe i “Bau Market”, Pëllumb Halilaj, tha se është shumë e rëndësishme për ta që të kenë një pikë të kësaj kompanie në komunën e Drenasit, aty ku ku ka fillet e gjithë dinastia dhe suksesi i “Bau Holding” që daton nga vitet 1999.

Halilaj shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe kontraktuesit për të cilët tha se kanë meritën e veçantë për hapjen e kësaj pike.

Ai theksoi se “Bau Market” po sjell një vlerë në tregun shqiptar e cila po vlerësohet shumë jo vetëm nga blerësit por edhe bashkëpunëtorët.

“Mendojmë që Bau Market është duke e sjellë një koncept një vlerë të re në treg e cila jo vetëm që është duke u vlerësuar nga blerësit tanë por edhe nga bashkëpunëtorët tanë, e cila është parë edhe sot në hapje, ku ka qenë një numër i konsiderueshëm i njerëzve, megjithëse temperaturat jashtë ishin të ulëta” u shpreh Halilaj.

E për të festuar hapjen e pikës të “Bau Market” në Komoran deri më 24 janar do të ketë oferta të jashtëzakonshme, ku në një vend, kosnumatorët do të gjejnë produkte cilësore me çmime të ulëta.

Lajmi i mirë është se zgjerimi i pikave të kësaj kompanie do të vazhdojë pasi u paralajmërua se një tjetër pikë e re do të hapet së shpejti në qytetin e bukur të Prizrenit.   

Po ashtu, në këtë ceremoni u njoftua se kompania amë e “Bau Market” e cila njihet gjerësisht si “Al Trade Holding” tashmë ka ndryshuar emër dhe do të quhet “Bau Holding”.

Arsyeje për këtë vendim është që të krijohet një lidhje me emrat e kompanive varëse të cilat kanë “Bau” të përfshirë në emrat e tyre.

Gjithsesi, “Bau Holding” zotohet se do të vazhdojnë të mbesin të njëjtit, me të njëjtat aktivitete, me njerëzit e njëjtë, që bartin parime dhe vlera të njëjta por nën një emër të ri që i unifikon dhe i identifikon qartë në treg./kp/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress