Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 08:06

​​“Kësulat”, film për luftën e Kosovës

Prishtinë | 27/05/2016 18:23

Është duke u xhiruar filmi artistik “Kësulat”, me regji të Alan M Troëw. Filmi i cili ka filluar xhirimet më 5 maj, ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë.

Xhirimet e këtij filmi janë duke u bërë në fshatin Pollatë të Podujevës.

Ekipi për realizimin e këtij filmi përbëhet nga 30 e më shumë njerëz, të cilët ҫdo ditë e më shumë tregojnë përkushtimin e tyre rreth këtij projekti të ri dhe mjaft interesant.


Historia e filmit është shkruar nga Jimi Tihofsi, disa vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Protagonisti kryesor i filmit është një doktor shqiptar, Dr Albani. Ai është njeri me principe dhe i sjellshëm, i cili është i respektuar nga komuniteti deri në momentin kur fshati i tyre rrethohet nën okupim ku ai detyrohet të fshihet në një bodrum.

Një personazh tjetër i filmit, por jo pak i rëndësishëm është edhe Besniku, një psikopat me qëllime vrasjeje. Ai kupton qe Dr. Albani ka pacient serbë dhe e trajton atë si një bashkëpunëtor serb.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress