Këtë vit ka një rritje të numrit të kandidatëve, janë 40 nxënës të cilët vijnë nga shkollat e mesme profesionale nga vende të ndryshme të Kosovës dhe 20 studentë, 18 nga të cilët janë të profilit Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike, një student nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe një nga Fakulteti Ekonomik.
Programi ndihmon studentët në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
KEDS Academy ka startuar në vitin 2013, në vitin kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë.
Deri më tani janë aftësuar dhe certifikuar 300 studentë që kanë dalë nga 6 gjenerata të KEDS Academy.
Një numër i madh prej tyre janë të punësuar në KEDS dhe një pjesë e tyre sot kanë pozita të rëndësishme në kompani duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj.
Studentë e KEDS Academy vlerësohen edhe nga organizata prestigjioze, ku këtë vit u përzgjodhën nga MCC katër ish- studente të KEDS Academy për studime të mëtejmë në fushën e energjisë në universitetet amerikane.
KEDS Academy është vlerësuar edhe nga organizatat botërore duke fituar shumë çmime në fushën e përgjegjësisë shoqërore anekënd globit.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019