Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Teatri "Adriana" nga Ferizaj ka pranuar ftesë nga Bashkia e Shkodrës për festimet e 70-vjetorit të aktivitetit teatror të Teatrit "Migjeni" nga Shkodra, i cili mbahet më datën 3 nëntor.
Kjo ftesë flet për bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dy institucioneve të binjakëzuara si dhe nderin e vlerësimin që drejtuesit e përfaqësuesit e kulturës në Shkodër, kanë për artin dhe kulturën në Ferizaj, veçanërisht përpjekjen e përkushtimin e Teatrit "Adriana" në afirmimin mbarëkombëtar të vlerave të artit skenik.
Publiku ferizajas çmon lart vlerat kulturore që përçon çdo aktivitet e pjesëmarrje kulturore e artistëve shkodranë në Ferizaj.
Kjo u vërtetua edhe në edicionin e 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku shfaqja "Zona e pritjes" nga Shkodra bashkë me shfaqjen "UN Inspektori" nga Ferizaj ndanë çmimin e parë nga juria profesionale, njofton Zyra për media pranë Komunës së Ferizajt.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019