Ky ushtrim ka për qëllim testimin e kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në komunikim, koordinim dhe bashkëpunim për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Në ushtrim, përveç njësive të KFOR-it, po marrin pjesë Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe institucione tjera që kanë rol në Planin e Reagimit Kombëtar.
Ushtrimi mbahet në të njëjtin kohë në kampin e KFOR-it në “Film City” dhe në Qendrën Operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.
Në fund këtij ushtrimi, më datën 27.09.2019, do të mbahet analiza pas veprimit për ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2019-2”, për të evidentuar mangësitë, të arriturat dhe për të rekomanduar për përmirësimet në të ardhmen.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019