Akademia ka inauguruar Sallën e Trajnimeve, e cila do t’i shërbejë organizimit të trajnimeve, seminareve e punëtorive tematike të ndryshme, me qëllim përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që do të shërbejnë në misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit.
Aktualisht, Akademia Diplomatike po vazhdon me trajnimin intensiv të kontingjentit të diplomatëve të rinj dhe zyrtarëve të rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka për qëllim shtimin e kapaciteteve diplomatike e konsullore, në mbrojtjen dhe promovimin e interesave shtetërore, si dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Përveç Sallës së Trajnimeve, Akademia Diplomatike e Kosovës synon të krijojë edhe hapësira të tjera që do të plotësojnë nevojat e saj, përfshirë sallën për organizimin e video-konferencave, si dhe këndin e bibliotekës, i cili do të pajiset me literaturë dhe publikime të fushës së politikës dhe diplomacisë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019