Është asfaltimi i rrugës në lagjen e Topojanëve në këtë fshat që ka gëzuar komunitetin e kësaj lagje dhe gjithë fshatit.
Për të parë punimet doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.
Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt dhe projektet tjera që po realizohen në këtë fshat shumë shpejt do ta mbyllin ciklin e investimeve infrastrukturore në këtë lokalitet, duke përmbushur kështu të gjitha kërkesat e banorëve.
"Bëhet fjalë për një projekt me gjatësi rreth dy kilometra që ka filluar para një kohe por me angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin me fshatarët e kësaj lagje, ne sot po e përfundojmë asfaltimin e shtresës së parë", tha Bytyqi.
Ai ka shpalosur edhe projektet e tjera që po realizohen dhe do të realizohen në Greme si çështja e ujit që është në përfundim e sipër procesi i prokurimit për kyçje në rrjet dhe hapja edhe e puseve të reja sipas kërkesës së banorëve, ndërtimi i Qendrës së Sporteve dhe Panaireve, si dhe rrugicat e fshatit që do të kompletojnë këtë fshat në pikëpamje infrastrukturore.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019