Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar të pranishmëve iu mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe e sigurisë, si dhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë, për shërbime më të mira ndaj të gjitha komuniteteve.

Gjatë qëndrimit në SHBA drejtori Qalaj realizoi disa takime të rëndësishme, përfshirë takimin me shefin e INL- Department of State, Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs, Principal Deputy Assistant Secretary James A. Walsh, si dhe takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ICITAP-it Greg Ducot.

Çalaj përveç tjerash gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë si dhe gjatë realizimit të takimeve, rëndësi të veçantë i ka kushtuar çështjes së bashkëpunimit policor ndërkombëtar, luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit.
Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe është përkrahur nga ICITAP-i amerikan, të cilët janë bashkëpjesëmarrës.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019