Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.03.2023 03:39

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Drenasi përfiton grant për mjedis të pastër mbi 170 mijë euro

Drenas | 19/09/2019 13:32

Pas përfundimit të raundit të parë të vlerësimit të performancës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës - Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Komiteti i grantit të performancës ka radhitur Komunën e Drenasit në vendin e tretë me gjithsej 82 pikë dhe me këtë rast ka ndarë grantin në vlerë 171.615 euro.

Vlerësimi është bazuar në  tre kritere të qasjes për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, si dhe për tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave. 

Granti i Performancës – Mjedis i Pastër  u lansua në shkurt të këtij viti dhe mbështetet nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ). 

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar të gjitha grantet e ndara nga ministritë e ndryshme në Qeverinë e Kosovës dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress