Mbi 30 punëtorë të kompanisë janë angazhuar në kryerjen e këtyre punimeve për energjizimin e stabilimenteve të reja 35 kV.
Secila nga këto linja prekin një numër të madh të konsumatorëve, prandaj edhe përfitimet janë të mëdha.
Këto përfitime fillojnë nga fakti që janë shumë më të sigurta se ato paraprake e duke vazhduar në atë që ndërprerjet eventuale si pasojë e faktorëve të ndryshëm parashihet të jenë shumë më të vogla.
Paralel me rinovimin e linjave është bërë edhe modernizimi i tyre. Tashmë, aty çdo gjë do të jetë automatike dhe meqenëse projektet kanë përfunduar në këto nënstacione parashihet të instalohet sistemi SCADA, me ç’rast mundëson komandimin nga distanca. Ky sistem tashmë është instaluar në Distriktin e Ferizajt dhe është në funksion.
Ndryshe, projekti në nënstacionin Peja 1 është vazhdim i projekteve të implementuara në distriktin e Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019