Në datat 30 shtator, 1 dhe 2 tetor 2019, nga ora 10:00 deri në ora 20:30 Festivali i Kafes dhe Çajit - 5 rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafes dhe çajit.
Brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit, do të ekspozohen në ambient të hapur nga rreth 15 kompani pjesëmarrëse.
Prezente do të jenë afër 25 lloje të ndryshme të kafes dhe çajit - nga top brendet botërore si: Prince Caffe, Llavazza, Antica Tostatura Triestina, Pavin Caffe, Ama Caffee, Barcaffee, Galliano, Mokate, Michelad’oro, pastaj çajërat si Emona Brand, Albred, Lloyds, Podravka, Millford, Naturavita etj...
Përveç shërbimit me kafe dhe çaj, dhuratave për vizitorë, përformimit të maskotave, risi do të jetë muzika live nga ora 11:00 - 13:30 si dhe përformimi i baristave të kafes të cilët do të përkujdesen për dekorimin e kafeve me dizajne kreative.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019