Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 30.05.2020 04:06

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ejona Miraka Icka: Sot ndjehem si në shtëpinë time - ne jemi një

Prishtinë | 27/11/2019 14:53

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Paqes Universale në Kosovë, Ejona Miraka Icka, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ku si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën deri më tash 27 persona dhe janë 600 të plagosur.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve të tyre shqiptarë.

“Realiteti qenka ndryshe! Ne jemi 1. Unë e pash sot me sytë e mi, gjithandej, të gjithë të mobilizuar për të ndihmuar vëllezërit në nevojë dhe e ndjeva në zemrën time shqetësimin, përkujdesjen, mbështetjen dhe dashurinë. Sot unë ndjehem në shtëpinë time dhe qenka ndjenjë e mrekullueshme. Nëse deri dje më është dukur e pa mundur bashkimi i kombit, sot unë pash dhe ndjeva që nuk kemi qenë ndonjëherë të ndarë”, shkruan Icka.

Postimi i plotë:

Unë sot jam në shtëpi… Çfarë ndjenje…sot më është çuar zemra peshë…unë jam në shtëpinë time Kam 9 vite që jetoj në Kosovë, por asnjëherë nuk jam ndjerë si sot. Edhe pse e rrethuar nga njerëz të mrekullueshëm përsëri pjesa formale e dokumentacionit, nostrifikimet e diplomave, apo sorollatja pa lidhje nëpër zyrat për të huajt për të bërë leje qëndrimet çdo vit, të thonë që je emigrant dhe ta zbehin ndjenjën e të qenit në kombin tënd. Realiteti i përditshëm mediatik, zhgënjimet e pafund nga gabimet trashanike të politikës dhe qershia mbi tortë përballja me papërgjegjshmërinë e disa personave të pa skrupullt që mashtrojnë turistët në Shqipëri apo që nxisin urrejtje dhe përçarje në të dyja anët e kufirit…etj. Të gjitha këto të vijnë hidhur dhe të brengosin. Por, joooooo bre…realiteti qenka ndryshe! Ne jemi 1. Unë e pash sot me sytë e mi, gjithandej, të gjithë të mobilizuar për të ndihmuar vëllezërit në nevojë dhe e ndjeva në zemrën time shqetësimin, përkujdesjen, mbështetjen dhe dashurinë. Sot unë ndjehem në shtëpinë time dhe qenka ndjenjë e mrekullueshme Nëse deri dje më është dukur e pa mundur bashkimi i Kombit, sot unë pash dhe ndjeva që nuk kemi qenë ndonjëherë të ndarë …dhe do të punoj çdo ditë që ajo që pashë dhe ndjeva sot të bëhet realitet. Sinqerisht, faleminderit!


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress