Vendimi do të inkorporohet në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale dhe do të materializohet në plan afatshkurtër në Kuvendin e Komunës.
Me këtë veprim, afaristëve ferizajas i kursehen qindra e mijëra euro, duke hapur kështu shtegun që këtë fonde t'i drejtojnë në rritjen e kapaciteteve biznesore, përkatësisht hapjen e vendeve të reja të punës.
Kryetari Aliu kohë më parë futi në veprim një sërë mekanizmash e vendimesh me impakt direkt në nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, siç është ulja e tatimit në pronë nga baza tatimore për 10%, ndjekja e kursit investim përmes mbështetjes direkte të bizneseve nga Fondi i Punësimit, zonat e lira ekonomike e të tjera.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019