Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 25.09.2020 10:54

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ferizaj merr pamje magjepsëse për festat e fundvitit

Ferizaj | 09/12/2019 20:39

Tingujt e festës kapluan gjithë trupin e Ferizajt këtë pasdite. Është prag fundviti dhe kudo shpërthen gëzimi i të rinjve e pleqve, prindërve e fëmijëve.

Qiellin e Ferizajt nga sot e deri në natën e ndërrimit të motmotit e ndriçojnë qindra drita, dekore e instalacione që zënë vend përgjatë gjithë qendrës së qytetit.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu simbolikisht, këtë pasdite ndezi dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë dekoreve ndriçuese në sheshin qendror të qytetit.

Ai tha se ky fundvit po e gjen Ferizajn me më shumë begati, ecje përpara në synimet për t’ia bërë qytetarëve jetën më të lehtë e më cilësore, si dhe arritje që të mbledhura së bashku në gjithë historinë politike të qytetit, nuk janë arritur sesa këto të dy viteve të fundit të qeverisjes lokale.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress