Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 01.10.2020 04:13

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ferizaj shënoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ferizaj | 21/11/2019 16:37

Dhjetëra nxënës të shkollave fillore zunë sot ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Ishin anëtarët e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, në krye me kryetaren Azra Maksuti që sot ishin mbledhur për të shënuar 20 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Të pritur nga drejtorë komunal e Kryesuesja e Kuvendit të Komunës dhe zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, fëmijët shfaqën interesimin e tyre për punën e ekzekutivit të Komunës dhe Kuvendit të Komunës. Shpjegimet për këtë i dhanë bartësit e këtyre institucioneve të pranishëm në këtë takim.

Ky vit që po shënon edhe 1-vjetorin e ristrukturimit të Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, solli gëzim e interesim të fëmijëve për punët publike.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani duke i siguruar këta të fundit për mbështetjen e kurdohershme, tha se qeverisja e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu ka në fokus të veçantë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, çka vijoi me njoftimin e aktiviteteve dhe planeve që janë realizuar tash e një vit për fëmijët nga ana e organeve të pushtetit lokal.

Me shpjegimet dhe diskutimet për rolin e rëndësinë e institucioneve të shtetit, funksionimin e tyre dhe agjendën e të drejtave të fëmijëve u mbyll aktiviteti në sallën e seancave të Kuvendit të Komunës.

Manifestime për këtë ditë pati sot edhe në sheshin kryesor të qytetit, ku nxënës të shkollës “Ramadan Rexhepi” në Sojevë, realizuan e morën pjesë në një varg aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress