Jubileu i 50-të ishte arsyeja e këtij takimi, ku Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, bashkë me Këshillin Iniciues Organizativ për shënimin e këtij jubileu dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës parashtruan kërkesën për mbështetje nga Komuna e Ferizajt, në vargun e institucioneve që mbështesin këtë nismë.
Kryetari Aliu tha se ky profesion paraqet një nga levat kryesore të shërbimit komunal për qytetarët, me ç'rast edhe u zotua për mbështetjen në mundësitë e kompetencat e qeverisjes lokale.
Mysafirët bënë një elaborim të gjerë të punës prej pesë dekadave të gjeodetëve anembanë vendit, me ç'rast thanë se vullnetin e gatishmërinë, mikpritjen e profesionalizmin e kreut të Komunës së Ferizajt e mirëpresin edhe në iniciativa të tjera.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019