Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 25.09.2020 11:22

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Filloi ndërtimi i palestrës së sporteve në Astrazup

Prishtinë | 25/11/2019 12:08

Në vigjilje të shënimit të festës kombëtare të flamurit, sot në Astrazup, përkatësisht në shkollën e fshatit, ka filluar ndërtimi i objekti të palestrës së sporteve, e cila do të jetë në shërbim të shkollës dhe të rinjve sportistë të fshatit.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit, ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtor, i cili edhe e vendosi betonin e parë, në themelet e këtij objekti.

“Uroj që nga kjo shkollë të dalin nxënës të shkëlqyeshëm në të gjitha fushat dhe uroj që të dalin edhe sportistë të formuar dhe të njohur, pasi me ndërtimin e sallës së sportit, do ti keni mundësitë më të mira për zhvillimin e orëve të edukatës fizike, por edhe të formoheni si sportistë”, tha Begaj, duke ju drejtuar nxënësve të SHFMU “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup, me rastin e fillimit të ndërtimit të këtij objekti me rëndësi për nxënësit dhe të rinjtë.

Palestra e sporteve në Astrazup, është projekt i cili financohet nga Komuna e Malishevës, e cila do ti kushtoj buxhetit komunal, mbi 240 mijë euro dhe punimet në ndërtimin e saj do të zgjatin dy vite.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress