Plot 16 vite pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Këshilli drejtues i këtij institucioni i emëruar nga ministri Gashi në mars të vitit 2019, ka përgatitur rregulloren e punës së Këshillit drejtues të IAK-ut.
“Jam i lumtur që ky Këshill i emëruar në mars të këtij viti, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në përgatitjen e Rregullores së Punës së Këshillit Drejtues të IAK-ut. Instituti Arkeologjik i Kosovës që nga themelimi i tij, ka pasur mungesë së infrastrukturës ligjore. Rregullorja është hapi i parë drejt kompletimit të infrastrukturës ligjore të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të Trashëgimisë Kulturore të vendit tonë”, tha ai.
Ministri Gashi shtoi se do të jetë gjithmonë në përkrahje të profesionistëve, të cilët punojnë me përkushtim në ngritje të nivelit institucional, në bazë të ligjeve të shtetit tonë.
Ndryshe, Instituti Arkeologjik i Kosovës deri më tani nuk ka pasur rregullore të Këshillit drejtues dhe as Statut të IAK-ut. Është hera e parë kur një ministër i MKRS-së i kushton vëmendje dhe përkrahje të pa kursyer një trupe profesionistësh, siç është Këshilli drejtues i IAK-ut që të punojnë dhe të përgatitin dokumente të domosdoshme për funksionimin ligjor dhe të drejtë të IAK-ut.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019