Në takim po ashtu u potencuan zhvillimet pozitive viteve të fundit për lehtësimin e qasjes në financa për bizneset dhe njëherësh u theksuan sfidat që pengojnë një kontribut më të madh të sistemit financiar në mbështetje të rritjes dhe përmirësimit të kushteve të financimit për bizneset.
Duke pasur parasysh se qasja në financa paraqet një fushë mjaft komplekse, e cila ndikohet nga faktorë të shumtë, të cilët nuk mund të kufizohen vetëm në bankat dhe bizneset, udhëheqësit e të dy institucioneve u pajtuan që të iniciojnë një komunikim dhe bashkëpunim më gjithëpërfshirës ndërinstitucional lidhur sfidat me të cilat po ballafaqohen bankat dhe bizneset.
Bashkërendimi i aktiviteteve ndërmjet të gjitha institucioneve relevante është i domosdoshëm për të siguruar një ambient afarist, i cili mbështet një ndërmjetësim financiar më të madh, të qëndrueshëm dhe me kushte më të favorshme për të gjithë huamarrësit, thuhet në komunikatë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019