Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.02.2023 03:13

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Haradinaj kujton demobilizimin e UÇK-së, e lidh me ushtrinë e sotshme

Prishtinë | 19/09/2019 17:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demobilizimin e UÇK-së në 20-vjetorin e kësaj ngjarje të shënuar, duke thënë se ky proces pashmangshëm solli formimin e ushtrisë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se demobilizimi i UÇK-së, 20-vjet më parë, pashmangshëm çoi në themelimin gradual të ushtrisë së Kosovës, përmes një tranzicioni nga Trupat Mbrojtëse te FSK-ja, me mandat ligjor për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të vendit.

“Lufta e lavdishme e UÇK-së u dëshmua të jetë në shërbim të paqes dhe këtë rrugëtim do ta ndjekim gjithmonë për ta mbrojtur pragun e lirisë, aty ku e kërkojnë aleatët tanë, prirë nga Amerika. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës e nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj.  

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress