Reduktimet vijnë si ndërprerje e planifikuar nga inxhinierët dhe ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, si rezultat lidhjes përfundimtare të gypit kryesor me rezervuarin në rehabilitim, te lokacioni pranë zyrave qendrore të KRU ‘Hidrodrini’.
Projekti për rehabilitimin e rezervuarit të vjetër të ujit, prej nga furnizohet një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, pritet të përfundojë në dinamikë më të shpejtë.
Ky është investim vetanak i 'Hidrodrinit', i cili do të ndikojë në furnizim me ujë cilësorë dhe sasi të nevojshme, veçanërisht për pjesën jug-perëndimore të qytetit që përfshinë një pjesë të gjerë të masivit nga 'Zatra'-t dhe disa fshatra përreth, përfundon njoftimi i KRU ‘Hidrodrini’.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019