Nga data 4-9 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia.
Programit garues të këtij edicioni, do t’i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB “Bretkosa” në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 4 nëntorit.
Edicioni i tretë i PITF2019, vjen më i veçantë nga ana vizuale për shkak të brendingut. Hyjnesha në fron, që është simbol i këtij festivali ndërkombëtar, këtë vit vjen me një lule Irisi në kokë.
Sikur edhe në edicionet e mëhershme, ajo që e dallon PITF, përveç programit ndërkombëtar, është edhe programi përcjellës në mbrëmjet pas shfaqjeve, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen nga bende e artistë të ndryshëm.
Festivali do të ketë dy lloj biletash: festival pass që do të jetë e vlefshme për të gjithë programin dhe biletat e veçanta për shfaqje. Studentët do të kenë prioritet pasi biletat do t’u ofrohen me çmime speciale, ndërsa po ashtu edhe transporti nga qyteti në kampusin e Kolegjit AAB do të jetë gratis për të gjithë vizitorët.
Biletat do të dalin në shitje gjatë javës dhe më shumë detaje rreth programit dhe rezervimit të biletave: https://pitf.aab-edu.net/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019