Në këtë konferencë po marrin pjesë 33 delegacione të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, OLAF dhe organizata tjera ndërkombëtare e rajonale.
Në kuadër punimeve në konferencë po diskutohen dhe trajtohen tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, fuqizimin e integritetit të zyrtarëve dhe rolit të sinjalizuesve ne luftimin e korrupsionit.
Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si konflikti i interesit dhe integritetit në fushën e policisë, sfidat dhe rreziqet e reja ne parandalimin dhe luftimin e korrupsionit etj.
Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë po zhvillojnë takime të ndara më shumicën e delegacioneve pjesëmarrëse nga shtetet e Evropës me qëllim të njohjes dhe shkëmbimit të praktikave të mira në forcimin e sundimit të ligjit, thuhet në një komunikatë për media të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019