Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 30.05.2020 03:43

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Jakup Krasniqi tregon pse nuk duhet hiqet taksa ndaj Serbisë

Prishtinë | 20/11/2019 15:56

Foto nga arkiva

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate Jakup Krasniqi është shprehur kundër largimit eventual të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se ajo duhet të mbetet në fuqi deri në momentin kur Serbia t’i japë fund agresivitetit të saj ndaj Kosovës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se kushdo që kërkon heqjen e taksës sot, duhet ta di se kërkesa duhet t’i drejtohet Beogradit zyrtar, që ai të distancohet qartazi nga politikat e gjenocidit e të agresioneve diplomatike ndaj Kosovës dhe së ardhmes së saj.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Shkurt, kushdo nga shqiptarët, kudo që jetojnë a gjallërojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës që zgjodhem dje e as taksa e re që u vendos para një viti, nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme që na i pat imponuar SERBIA E POLITIKËS SË GJENOCIDIT.

Kushdo që kërkon heqjen e taksës sot, duhet ta dinë se kërkesa duhet t’I drejtohet Beogradit zyrtar, që ai të distancohet qartazi nga politikat e gjenocidit e të agresioneve diplomatike të Beogradit ndaj Kosovës dhe të ardhmës së saj.

Shkurt faji i politikës shqiptare nuk është vendosja e taksës, por vonosa e politikës sonë lakmiqare për grabitje e jo për ndërtim të shtetit të se drejtës.

Taksa duhet të hiqet vetëm pasi të nderpritet çdo agresivitet i Beogradit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress