Punimet në këto objekte i kanë inspektuar sot, kryetari , nënkryetari dhe drejtori i urbanizmit.
Ata janë ndarë të kënaqur me punimet që aktualisht janë duke u zhvilluar në këto objekte shkollore dhe kanë kërkuar që të vazhdohet në këtë mënyrë dhe ndërhyrjet që bëhen të jenë cilësore dhe sipas standardeve.
“Ne jemi duke punuar në meremetimin e këtyre objekteve shkollore, me qëllim të eliminimit të defekteve dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në këto objekte si pasojë e kohës, dhe që nxënësit të kenë ambient dhe kushte normale për mësimnxënie në vitin e ardhshëm shkollor”, tha kryetari Ragip Begaj, gjatë vizitave në realizuara në këto objekte shkollore./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019