Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 10:02

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​KEDS shpërndan qindra dhurata për fëmijë

Prishtinë | 30/12/2019 14:37

KEDS në vazhdën e aktiviteteve për festat e fundvitit përmbylli me sukses shpërndarjen e dhuratave me nxënësit e shkollës fillore “Azis Sylejmani“, në Veri të Mitrovicës.

Dhuratave iu gëzuan edhe mbi 120 nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” nga fshati Busavatë e Komunës së Kamenicës, fëmijët e repartit të Hemato-Onkologjsë pranë QKUK-së, SOS Fshatrave dhe Qendra “The Ideas Partnership”.

Këtyre institucioneve iu ndanë edhe 30 tabletë duke mundësuar kështu që përmes tyre, fëmijët të zgjerojnë njohurit e tyre përmes leximit.

Me rastin e pranimit të këtyre dhuratave, udhëheqësit e këtyre institucioneve shprehën mirënjohjen e tyre në emër të stafit duke falënderuar kompaninë KEDS për befasinë që ua bëri fëmijëve, duke sjell gëzim e lumturi tek ata.

Drejtori i shkollës ‘Hasan Prishtina’ nga fshati Busavatë, Komuna e Kamenicës, Abedin Maliqi shprehu mirënjohjen e tij për siç tha ai “buzëqeshjen që këto dhurata u sollën fëmijëve të kësaj shkolle për festat e fundvitit”.

Ndërsa se këto dhurata do të jenë pjesë kyçe e punës ditore e tha edhe themeluesja e qendrës “The Ideas Partnership”, Elizabeth Gowing e cila shtoi se “dhuratat e pranuara do të shfrytëzohen në klasën digjitale dhe do të ofrojnë mundësi për angazhimin online edhe për fëmijët nga familje e varfra”.

Drejtoresha për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj me rastin e përmbylljes me sukses të këtyre aktiviteteve tha se dhuratat e punuara nga stafi i KEDS përcjellin mesazhin e gëzimit te fëmijët në kohë festash ndërkaq kjo iniciativë për shpërndarjen e qindra dhuratave anekënd vendit, është përpjekje e KEDS që të vegjëlve t’u krijojë atmosferë festive dhe kushte e mundësi që krahas gëzimit t’u përcjellë mesazhin e zhvillimit të aftësive dhe avancimin që sjell bota digjitale.

Krahas dhuratave, nxënësit e këtyre shkollave pranuan edhe dhjetëra libra të ndryshëm për fëmijë me të cilët synohet që këta fëmijë, krahas librave shkollorë, të pasurohen edhe me njohuri të reja që përkojnë me moshën e tyre.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress