Organizata ofron mbështetje psikologjike, pedagogjike, rekreative dhe sportive për afro 70 familje dhe gjithsej 130 të rinj, shumica e tyre të mitur dhe që vuajnë nga çrregullime të sjelljes, nga komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Të gjithë pacientët e rinj dhe familjet e tyre morën pjesë në shfaqjen argëtuese të prezantuar nga Karabinieri Italian, së bashku me kryetarin e Podrzi Me, komandantin e regjimentit të MSU të KFOR-it - kolonel Paolo Pelosi - dhe kryetarët e komunave.
Të rinjtë e mirëpritën me entuziazëm iniciativën, e cila është plotësisht pjesë e aktiviteteve të kryera në mënyrë të paanshme nga KFOR-i, për të mbështetur institucionet dhe organizatat vendore në përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e komuniteteve të tyre.
MSU është një njësi ushtarake e përbërë nga forca policie me status ushtarak. Ajo i siguron KFOR-it një mision ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë - aftësi për operacione të sigurisë, përfshirë inteligjencën kriminale, kontroll të turmave dhe trazirave si dhe mbledhjen dhe vlerësimin e informacionit.
MSU gjithashtu mund të ofrojë këshilla, trajnime dhe mbështetje për policinë vendore për një gamë të gjerë të çështjeve të policisë, nëse kërkohet, duke përfshirë: zbatimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmin, hetimin e krimeve të luftës, parandalimin e krimit dhe sigurinë publike. MSU komandohet nga një oficer italian i karabinierëve, i cili këshillon komandantin e KFOR-it për të gjitha çështjet e policisë civile.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019