Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 04.08.2020 05:11

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Komuna e Malishevës pezullon vendimet për operimin e gurëthyesve

Malishevë | 06/01/2020 17:19

Kuvendi i Komunës së Malishevës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, e cila ishte shtyrë dy herë gjatë muajit dhjetor.

KK i Malishevës, në këtë mbledhje të drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit  Rrahim Morina, ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin kompanive të gurëthyesve në territorin e kësaj komune.

Po ashtu në këtë vendim, KK i Malishevës, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të marrin masa për revitalizimin e hapësirave të degraduara nga gurëthyesit, si dhe në të ardhmen, pëlqimet dhe vendimet në kërkesat e operatorëve për këtë veprimtari t’i lëshojë Kuvendi i Komunës.

Vendimi i Kuvendit të Komunës, është marrë pas shqyrtimit të peticioneve të fshatrave Bellanicë, Turjakë dhe Panorc, lidhur me përgatitjet për operim të gurëthyesve në afërsi të fshatrave.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress