Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 15.07.2020 09:27

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Krabal për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-APF

Prishtinë | 19/11/2019 17:04

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka pritur sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), Jacques Krabal, të cilin e falënderoi për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në integrimin e plotë në skenën ndërkombëtare.

Gjatë takimit kryetari Mustafa theksoi rëndësinë që Kosova është e anëtarësuar në APF dhe shprehu mirënjohje për rolin e kësaj organizate me peshë politike në përhapjen e demokracisë në botë, ruajtjen e paqes dhe barazisë përmes përdorimit të gjuhës frënge si gjuhë e folur ndërkombëtarisht.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal shprehu përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-APF, si dhe diskutoi për projektet që mund të realizohen bashkë në të ardhmen.

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress