Ai ka thënë se FSK si ushtri synon ngritjen dhe ofrimin e sigurisë dhe mirëqenies për fëmijët tanë.
“Ne ushtarët e FSK-së, garantuesit e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, në përmbyllje të vitit të parë të tranzicionit, dëshirojmë të urojmë që Kosova, atdheu ynë dhe qytetarët të festojnë në paqe, harmoni dhe prosperitet festat e fundvitit. Në radhët tona këtë vit kemi një numër të ushtarëve të rinj që u janë bashkuar FSK-së për të shërbyer me nder dhe dinjitet, andaj uroj që ky vit, të jetë një fillim i mbarë në detyrat e shenjta që kemi marr mbi supe”, u shpreh kreu i FSK-së.
Për më tepër, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka thënë se ushtarakët e FSK-së nga komunitetet jo shumicë janë vlera të shtuara për Forcën dhe se të gjithë së bashku përbëjnë suksesin.
“Duke iu dërguar mesazhet dhe urimet më të mira për të gjithë ju, kërkoj që respekti, dinjiteti dhe barazia të jenë vlerat që e karakterizojnë FSK-në”, ka porositur ai.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019