Nga 166 respodentë, konsumatorë shtëpiak, institucional dhe komercial në rajonin e Pejës, 99% e tyre janë deklaruar të kënaqur me furnizimin të përhershëm 24 orë me ujë në rajonin e Pejës, ndërsa 1% e tyre kanë kërkuar përmirësim furnizimi.
Ndryshe Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë mbulon me shërbimet e saj Pejën, Deçanin, Istogun, Klinën dhe Junikun.
Ky hulumtim i opinionit të konsumatorëve është përgatitur në përputhje me standardet e Kartës se Raportimit të Qytetarëve (Citizen Report Cards - CRCs), dhe është ndërmarrë me qëllim, analizimin e situatës aktuale në ofrimin e shërbimeve dhe identifikim e problemeve si dhe zgjidhjeve potenciale që do çojnë në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit në Kosovë.
Projekt hulumtimi është zhvilluar për shtatë Komapnitë rajonale të Ujësjellësit në Kosovë ndërsa që është reazliuar me
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë dhe Instituti Kosovar për menaxhim kanë zhvilluar një hulumtim të thuktë, mbi kënaqëshmërinë e konsumatorëve ndaj shtatë Kompanive Rajonale të ujësjellëit, prej nga KRU ‘Hidrodrini’ i Pejës, rezulton të jetë kompania lider në furnizimin e konsumatorëve me ujë kualitativ 24 orësh.
Të dhënat i referohen hulumtimin dhe analizave të bazuara në rezultatet e pyetësorit të zhvilluar në një kampion prej 1 mijë 202 konsumatorësh shtëpiak, institucional dhe komercial. Përzgjedhja e pjesëmarrësve apo kampionimi ka qenë rastësor dhe është synuar të ruhet niveli i përfaqësimit në baza rajonale. Pyetësori është pilotuar fillimisht në një rajon me qëllim vlerësimin e metodës dhe bërjes së të gjitha modifikimeve të nevojshme që kanë sjellë në përmirësimin tërësorë të rezultateve të studimit.
Pyetësori hulumtues ka nxjerrë përfundime edhe në pika të tjera me rëndësi për shërbimet dhe përmirësimin e cilësisë së tyre për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit në Kosovë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019