Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 08.04.2020 01:11

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Kujtesa, kontribuuese në mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë

Prishtinë | 11/12/2019 14:58

Vrapo Babadimër është iniciativë tashmë tradicionale, maratonë humanitare e fundvitit, "Vrapo me Babadimra- kontribuo për familjet në nevojë".

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është në rend të parë ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet e varfra në Republikën e Kosovës me rastin e festave të fundvitit, që krijohen mjete nga shitja e kostumeve të babadimrit për qytetarët pjesëmarrës në maratonë, ndërsa pas maratonës me ato mjete do të blihen furnizime me ushqime dhe gjëra të nevojshme për familjet në nevojë. 

Kujtesa, këtë vit iu bashkua kauzës ‘’Vrapo Babadimër’’, ku nga një total prej 200 kostumeve të Babadimrit, një pjesë e tyre u nda për klientët e tyre besnikë, dhe pjesa tjetër u dhurua për fëmijët e klasës dytë, shkollës FKLC “Qendra për mësim nxënie Fushë Kosovë”. 

Mini-maratona do të mbahet të dielën, më 15 dhjetor, në ora 13:00 në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’. Së bashku, do të jemi arsyeja e buzëqeshjes së dikujt, në festat e fundvitit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress