Në këtë takim ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojte të Mjedisit, Flutura Avdiu dhe kryetarja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas, Donika Zogu.
Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi, është që të sigurohet një kënd i lodrave për fëmijët e qytetit të Drenasit i cili deri më tani nuk ka qenë në funksion. Realizimi i këtij projekti do të bëhet nga Komuna e Drenasit në bashkëfinancim me OJQ “PEN” dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Drenas (KVRL).
Në kuadër të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, do të bëhet pastrimi i terrenit, vendosja e zhavorit, rifunksionalizimi i pajisjeve ekzistuese të lodrave, rregullimi i pushimoreve (ulëseve), rregullimi i infrastrukturës për hedhjen e mbeturinave, shtimi i hapësirave të gjelbra, mbjellja e fidanëve dhe bimë të tjera drunore dekorative.
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019