Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 25.09.2020 10:56

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​“Ma kupto Heshtjen”

Prishtinë | 09/12/2019 16:44

Ed-ucation Code është duke implementuar projektin “Ma kupto Heshtjen” në Komunën e Kamenicës.

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve, mbështetja dhe promovimi i nevojave dhe kërkesave të personave me aftësi të kufizuara, respektivisht Komunitetit të Shurdhër në Komunën e Kamenicës, qasje më të madhe në komunitet dhe gjithpërfshirjes së këtij grupi të të rinjve në komunitet.

 Me datën 6 dhjetor 2019, Education Code, respektivisht drejtoresha e OJQ-së “Education Code”, Mimoza K. Stanovci së bashku me zyrtarët e projektit duke pasur parasysh kërkesat dhe nevojat e komunitetit të të shurdhërve në tërë Kosovën, sa i përket qasjes së tyre shumë të limituar në institucione, mbajti takimi avokues në Komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Ma Kupto Heshtjen”.

Qëllimi i takimit ishte avokimi i drejtpërdrejtë me kryetarin e Komunës, Qëndron Kastrati dhe zyrën për të drejtat e njërit. Në këtë takim avokues u diskutua në lidhje me projektin “Ma kupto heshtjen”, aktivitetet të cilat janë në implementim, promovimi i kërkesave dhe nevojave, identifikimi dhe informimi për Komunitetin e Shurdhër në Komunën e Kamenicës si dhe aktivitetet të cilat do të implementohen së shpejti; edukimi jo-formal përmes dy trajnimeve dhe promovimin e nevojave dhe kërkesave të Komunitetit të shurdhër përgjatë kohëzgjatjes së projektit.

Mimoza K.Stanovci, drejtoreshë e OJQ “Education Code” në takimin e mbajtur kërkoi konkretisht mbështetjen nga Komuna e Kamenicës për këtë Komunitet. U dërgua edhe memorandumi i mirëkuptimit ku brenda mundësive dhe dispozitave ligjore të Kosovës në Komunën e Kamenicës të punësohet një interpret që njeh gjuhën e shenjave në mënyrë që të mund të komunikojnë me personat e shurdhër që si të gjithë të tjerët kanë nevojë për shërbime të ndryshme publike dhe institucionale me qëllim të gjithpërfshirjes së këtij Komuniteti.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati si dhe zyrtarët pjesëmarrës të K.K.Kamenicë në takimin avokues, mirëpriten projektin “Ma Kupto Heshtjen”.

Kastrati shprehu interesimin e tij të veçantë për mbështetjen e Komunitetit të Shurdhër në Komunën e Kamenicës dhe ku u zotua se “Do ta mbështes projektin në të gjitha format e mundshme brenda mundësive që kemi”.

Kastrati shprehu gatishmërinë duke thënë që ”Ky komunitet është përgjegjësi e jona dhe ne do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona që çdo qytetari, çdo komuniteti në Komunën në të cilën unë udhëheq do të krijoj mundësitë në mënyrë që të gëzojnë të drejtat e barabarta”. Gjithashtu udhëzoi që trajnimet të cilat do të organizohen gjatë muajit Dhjetor 2019 dhe Janar 2020 ky komunitet do t’i mbajë brenda objektit të Kuvendit Komunal i cili gjendet në Objektit të Komunës.

“Education Code” falënderon Komunën e Kamenicës për mbështetjen e dhënë projektit “Ma kupto heshtjen’, dhe beson që përmes këtij projekti do të ngrit kapacitetet e Komunitetit të Shurdhër në këtë Komunë.

Projekti ‘Ma kupto heshtjen’ zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komunën e Kamenicës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress