“Këtë projekt jetik për qytetarët e Gjakovës si Ministri e Mjedisit jemi duke e financuar që nga viti i kaluar me 200 mijë euro, kurse këtë vit po e përkrahim me 750,000 euro tjera”, deklaroi Matoshi.
Ai u shpreh i lumtur që brenda këtij mandati po arrijnë të sigurojnë të drejtën elementare për qytetarët e vendit për të pasur qasje në ujë të pijshëm.
“Sigurisht që kjo duhet të jetë detyrë e secilit nga ne, që me përkrahjen edhe të donatorëve ndërkombëtar të arrijmë që secila shtëpi në Kosovë të këtë qasje në ujësjellës”, tha Matoshi.
Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, ka falënderuar ministrin Matoshi për financimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në 123 fshatra të Gjakovës, që sipas tij do të furnizojë me ujë të pijshëm rreth 20 mijë banorë.
Ndryshe, projekti pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019