Bytyqi e falënderoi drejtoreshën e shkollës “Hamza Muça” Fatmire Mulliqi, për bashkëpunim me shkollat në Kosovë dhe theksoi se duhet të ndjekim këtë rrugë të rëndësishme dhe të domosdoshme mes dy vendeve, që i ndihmon shkollat dhe në veçanti nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria.
Ai shprehu keqardhje për tragjedinë që shkaktoi tërmeti në Durrës, sidomos për nxënësit, të cilët janë prekur nga kjo tragjedi kombëtare.
Ndërsa, drejtoresha Mulliqi theksoi se janë sot këtu për binjakëzim të kësaj shkolle me shkollën “Elena Gjika”, ndërsa tha se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe se është planifikuar edhe një projekt tjetër që do të jetë pjesë e bashkëpunimit në mes të dy shkollave në të ardhmen.
Ministri Bytyqi dhe drejtoresha Mulliqi uruan që ky shembull të ndiqet nga shumë shkolla të tjera të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019